24 të vdekur në 24 orë në Itali nga koronavirusi
21/06/2020 18:56
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 224 raste të reja me COVID-19, në Itali.
Kjo do të thotë se janë 38 persona më pak se ditën e djeshme.
Numri i viktimave vijon të rritet, ku në 24 orë janë regjistruar 24 të vdekur.
Numri total i të infektuarve shkon në 238.499, i të shëruarve 182 mijë e 893 persona dhe numri i të vdekurve në 34.634 persona.
Në rajonin e Lombardisë, ku u kryen 7.825 tampona, pati 128 raste të reja dhe 13 vdekje. Të shtruar në spital me simptoma janë 2,314 pacientë, prej të cilëve 148 në kujdes intensiv.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 183 persona.
Top Channel