
Është konfirmuar viktima e parë në Gjirokastër nga Covid-19.
Burime për Top Channel mësojnë se ai është nxjerrë nga spitali i QSUT në gjendje të qëndrueshme por ka humbur jetën rrugës për në shtëpi, pranë Lushnjes.
Mësohet gjithashtu se viktima, një 68-vjeçar, vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Ndërkohë kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 320 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 53 raste pozitive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.
Kujtojmë se, Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se një 70-vjeçare nga Durrësi ndërroi jetë në spitalin infektiv. 70-vjeçarja e prekur nga Covid-19, vuante nga një formë e rëndë e leukozës.
Top Channel