Tensionet racore, media njofton dorëheqjen e zyrtares së DASH

20/06/2020 02:13

Një zyrtare e Departamentit të Shtetit dha dorëheqjen të enjten lidhur me përgjigjen e Presidentit Donald Trump ndaj tensioneve racore që përfshinë vendin pas vdekjes së anëtarëve të komunitetit afrikano-amerikan nën arrest policor. Lajmi u njoftua nga gazeta “The Washington Post”.

Mary Elizabeth Taylor, ndihmës sekretare e Shtetit për Çështje Legjislative, shkruante në letrën e saj të dorëheqjes se veprimet e zotit Trump “bien në kundërshtim me vlerat dhe bindjet të saj thelbësore”. Dorëheqja e zonjës Taylor, një afrikano-amerikane, pason disa javë demonstrata që përfshinë vendin pas vdekjes në Mineapolis të George Floyd nën arrest policor.

Protestuesit kanë kërkuar drejtësi për zotin Floyd e të tjerë afrikano-amerikanë që kanë humbur jetën në duart e policisë. Ata kanë bërë thirrje gjithashtu dhe për kryerjen e reformave për të adresuar atë që ata e quajnë dhunë e pajustifikuar policore. Departamenti i Shtetit nuk pranoi të komentojë në përgjigje të një pyetje nga agjencia “Associated Press”.

“Ne nuk bëjmë komente për çështje që lidhen me personelit”, thuhej në një përgjigje me email të Departamenti i Shtetit ndaj një kërkesë për informacion në lidhje me dorëheqjen e zonjës Taylor./VOA

Top Channel