Pogradec/ Dyshohet se vodhi 400 litra naftë nga gazsjellësi TAP, vihet nën hetim i riu! Pranga edhe një 29-vjeçari për vjedhje

20/06/2020 12:15
Ilustrim

POGRADEC- Një i ri është vënë në hetim nga policia e Devollit për shkak se është kapur me një sasi prej 400 litra naftë pa dokumentacionin përkatës, që iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi e cila dyshohet të jetë vjedhur nga mjetet e kompanisë të gazsjellësit TAP.  I proceduari është B. P., 23 vjeç, banues në Korçë.

Ndërkohë në Pogradec specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: E. Gj., 29 vjeç, banues në Pogradec (i dënuar më parë për “Vjedhje”). Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e policisë këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (përforcuese grushti) të cilën e posedonte pa leje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:

B. P., 23 vjeç, banues në Korçë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi, në afërsi të qytetit të Bilishtit, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin tip “Nissan” 400 litra naftë pa dokumentacionin përkatës, që iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi e cila dyshohet të jetë vjedhur nga mjetet e kompanisë të gazsjellësit TAP.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Përvetësimi i parave apo mallrave që rrjedhin nga vepra penale”.

*******
Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

E. Gj., 29 vjeç, banues në Pogradec (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e policisë këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (përforcuese grushti) të cilën e posedonte pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Top Channel