Manastirliu në spitalin e Durrësit: Fuqizojmë terapitë intensive në spitalet rajonale

20/06/2020 14:40

Durrës- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi spitalin rajonal të Durrësit, ku deklaroi se është domosdoshmëri zbatimi rigoroz i protokolleve të sigurisë për kufizimin e përhapjes së COVID19.

“Spitalet janë ato vende ku ka një fluks të madh pacientësh, që ka një lëvizje dhe intensitet shumë të madh, ku është ekspozimi më i madh ndaj Covid19. Është një përgjegjësi e përbashkët, e para sigurimi i gjithë materialeve mjekësore personale që nuk kanë munguar në asnjë moment për mjekët dhe infermierët tanë dhe gjithë personelin shëndetësor por edhe vigjilenca maksimale në zbatimin e protokolleve të sigurisë”, u shpreh ministrja.

Gjatë vizitës saj në spitalin e Durrësit, Manastirliu theksoi se po vijon fuqizimi i spitaleve në të gjithë vendin dhe i terapive intensive.

“100 shtretër reanimacioni janë duke u vendosur në spitalet tona universitare dhe rajonale. Jo vetëm shtretërit e reanimacionit por një seri aparaturash duke filluar nga respiratorë të lëvizshëm, eko, aspirator për salla, pra një seri setesh të cilat fuqizojnë terapinë intensive.  Strategjia jonë është fuqizimi i njesisve të reanimacionit në të gjitha spitalet tona, edhe ato rajonale”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë nga Durrësi ka apeluar familjarët e pacientëve në spitale që të shmangin sa më shumë vizitat në spitale, të respektojnë rregullat e vendosura, pasi prezenca e tyre është një rrezik më tepër për përhapjen e infeksionit.

“Edhe për familjarët të vijojmë me të gjithë forcën tonë për të bindur dhe ndërgjegjësuar që prezenca e tyre në spital është një risk më tepër për përhapjen e infeksionit. Asnjë lloj neglizhence dhe tolerance në zbatimin e rregullave dhe protokolleve të përcaktuara”, apeloi Manastirliu.

Përgatitja është maksimale. Unë e di që tashmë janë organizuar prej muajsh të gjitha ambientet që të ketë sa më shumë organizim në kuadër të mospërhapjes së infeksionit. Zonat e përcaktuara në gjithë strukturat e urgjencës duke vendosur zona izolimi për ata të cilët janë të mundshëm apo suspekt me Covid. Dhe nga ana tjetër të vijojë shërbimi për gjithë ato qytetarë, pacientë të cilët vijnë si raste urgjente.

Mjeku: Na është bërë rutinë e punës kjo lloj sjellje. Urgjenca siç ka qenë, pjesa e reanimacionit, ndërkohë kemi dedikuar një dhomë që është për të dyshuarit. Dhomë që ka oksigjen,

Ministrja: Pra në momentin që vijnë, bëjnë një triazhin, shihet që mund të ketë një suspekt atëherë vlerësohet dhe vihet direkt në zonën ku është zona e izolimit.

Nadi: Ato që janë të dyshuar vendosen këtu. Qëllon ndonjë që vjen nga mjeku i familjes direkt, nuk ka klinikë për Covid dhe i vendosim atje. Që sido që të jetë, nëse ai do jetë negative mos të përzihet me pjesën që janë pozitivë. Në momentin që vijnë, merret tamponi, bëhet skaner. Kemi vënë një urdhër të brendshëm që çdo pacient që do të hyjë, nëse është me temperaturë do të bëjë tampon dhe në qoftë se nuk është me temperaturë do të bëjë skaner dhe pastaj duke u parë pjesa e tamponit në varësi të skanerit. Stafi i urgjencës ka punuar jashtëzakonisht dhe nuk kemi pasur asnjë nga stafi, për më shumë stafi i urgjencës të infektuar ose të kontaminuar. Pavarësisht se kontaminimi mund të vijë dhe nga jashtë, por jemi ruajtur. Stafi i urgjencës çdo pacienti që vjen i mat temperaturën. Personeli qe vjen në punë është i kontrolluar, nëse ka temperaturë nuk pranohet në punë. Kjo është për gjithë spitalin.

Ministrja: Mua më vjen shumë mirë që protokollet që ne tashmë kemi të miratuara prej disa muajsh janë vënë në jetë, janë jetësuar në të gjitha spitalet tona rajonale, bashkiake, spitalet universitare për të mos lejuar përhapjen e Covid brenda strukturave spitalore.

Sigurisht që spitalet janë to vende ku ka një fluks të madh pacientësh, që ka një lëvizje dhe intensitet shumë të madh, ku është ekspozimi më i madh ndaj Covid. Pavarësisht se e di që keni vigjilencën maksimale dhe në gadishmëri maksimale, është gjithmonë aplikimi i protokolleve të mbrojtjes personale për të gjithë stafin.

Është një përgjegjësi e përbashkët, e para sigurimi i gjithë materialeve mjekësore personale që nuk kanë munguar në asnjë moment për mjekët dhe infermierët tanë dhe gjithë personelin shëndetësor.

Ne vijojmë rrisim stokun e mjeteve mbrojtëse personale, ndërkohë që detyra është që secili në detyrën që ka në sistemin shëndetësor duhet të mos neglizhojë pacientët. Gjithashtu edhe për pacientët gjithmonë duhet vijuar me ndërgjegjësimim sidomos me familjarët që vijnë në spitale. Unë e di që kemi pasur disa raste jo vetëm në këtë spital por edhe në disa spitale, ku ardhja e familjarëve ka riskuar në fakt edhe përhapjen e COVID-it.  Ndaj duhet të vijojmë me të gjithë forcën tonë për të bindur dhe ndërgjegjësuar familjarë që prezenca e tyre në spital është një risk më tepër për përhapjen e infeksionit. Asnjë lloje neglizhence dhe tolerance në zbatimin e rregullave dhe prorokolleve të përcakruara.

Unë jam shumë e kënaqur që spitali i Durrësit ka një gatishmëri të lartë, ndërgjegjësim të madh dhe vijon të mbetet ndër spitalet që ka ditur ti përgjigjet këtij infeksiono me masa të shtuara.

Ndërkohë edhe dezinfektimi i spitalit është bërë në mënyrë periodike.

100 shtretër janë duke u vendosur në spitalet tona univesitare dhe rajonale, jo vetëm shtretërit e reanimacionit por një seri aparaturash duke filluar nga respiratorë  të lëvizshëm, eko, aspirator për salla, pra të gjitha këto janë sete të cilat fuqizojnë terapinë intensive.  Strategjia jonë është fuqizimi i njësisve të reanimacionit në të gjitha spitalet tona. Të gjithë pacientët që vinin në Tiranë për të marr trajtim dhe tekesa Tirana është duke trajtuar të sëmurët me COVID ata të marrin shërbim në spitalet rajonale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA