Ekspertja kineze: Koronavirusi mund të mbijetojë për 20 vite në temperatura prej -20C

20/06/2020 16:20

Një nga mjeket më të shquara kineze tha së fundmi se koronavirusi mund të mbijetojë deri në 20 vite në temperatura minus 20 gradë Celsius.

Profesoresha Li Lanjuan, anëtare e ekipit të ekspertëve kinezë në luftën kundër COVID-19, ka deklaruar forca e përhapjes së virusit nga shteti në shtet vjen nga fakti se mbijeton gjatë në temperatura të ulëta.

Epidemilogia kineze u ka bërë thirrje autoriteteve të vendit të saj të forcojnë inspektimin e importimit të produkteve ushqimore të ngrira siç është salmoni, me qëllim që të parandalohet përhapja e mëtejme e infeksionit.

Profesoresha Li këto komente i bëri dje gjatë një takimi në Hangzhou në lindje të Kinës.

“Koronavirusi në veçanti nuk frikësohet nga të ftohtit. Virusi mundtë mbijetojë për muaj të tërë në minues 4 gradë Celsius dhe për 20 vite në minus 20 gradë. Kjo shpjegon pse virusi është zbuluar disa herë në tregjet e frutave të detit, aty ku nxirren gjallesat nga ujërat shumë të ftohta. Prandaj eshtë e mundur që virusi të bartet nga njëri shtet në tjetrin”, ka shtuar ajo.

FOTO GALERI
2/3
Epidemilogia u ka bërë thirrje autoriteteve të vendit të forcojnë inspektimin e importimit të produkteve ushqimore të ngrira

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA