Devoll/ Tenton të vrasë me thikë dhëndrin e tij, arrestohet 53-vjeçari

20/06/2020 10:27

Devoll – Policia parandalon  përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti brenda familjes. A. K., 53 vjeç, pas një konflikti të çastit në banesë me dhëndrin e tij, B. D., 30 vjeç, ka tentuar t’a vrasë me thikë këtë të fundit.

Specialistët për hetimin e krimit bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçarit dhe materialet i kaluan pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë” dhe “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë:

Tenton të vrasë me thikë dhëndrin e tij, por arrestohet në flagrancë.

Sekuestrohet arma e ftohtë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas marrjes së një telefonate se në fshatin Baban, po ndodhte një konflikt, janë nisur menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se shtetasi A. K., 53 vjeç, pas një konflikti të çastit në banesë me dhëndrin e tij shtetasin B. D., 30 vjeç, ka tentuar t’a vrasë me thikë këtë të fundit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

Top Channel