Parlamenti Europian shpalli rezultatet e votimeve në tërësi për vendimet e tij, ku bën pjesë dhe rezoluta “Ballkani Perëndimor“.
Kjo rezolute mori edhe më shumë vota nga miratimi në parim. Nga 665 vota, ajo u aprovua me 532 vota pro, 70 vota kundra dhe 63 abstenime. Në këtë mënyrë, një shumicë prej 76% në PE dëshmoi se brenda Parlamentit Europian ekziston një consensus I gjerë kur vjen fjala tek zgjerimi I bllokut në rajonin e Ballkanit, por edhe për 15 kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë përpara konferencës së parë ndërqeveritare për nisjen e negociatave të anëtarësimit. Kushtet u vendosën nga Këshilli Europian me propozimin e Gjermanisë, Francës, Hollandës, Danimarkës dhe Spanjës në mars të këtij viti.
Që atëherë, nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag dhe njëherazi kryetar i Grupit të Punës së Ballkanit Perëndimor të këtij grupi parlamentar, Johann David Wadephul, e pati bërë të qartë se “ fakti që vendet anëtare I kanë vendosur kushte enkas Shqipërisë”, të cilat ai i përkufizoi si kushte ët shtuara, do të thonin sipas tij se ato presin që Komisioni Europian ta monitoroje përparimin në në mënyrën më të rreptë dhe të kujdesshme.
Nga Shqipëria kërkohet që:
– të miratojë reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODHIR, duke siguruar financim transparent të partive politike dhe fushatave elektorale,
– të sigurojë zbatimin e vazhdueshëm të reformës gjyqësore,
– të sigurojë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke marrë parasysh ekspertizën përkatëse ndërkombëtare, përfshirë opinionet e zbatueshme të Komisionit të Venecias,
– të përmbyllë krijimin e strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
– të forcojë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë bashkëpunimin me shtetet anëtare të BE-së dhe të adresojë në një plan veprimi rekomandimet e Task Force të Veprimit Financiar (FATF).
– të trajtojë fenomenin e kërkesave të pabaza të azilit dhe të ofrojë riatdhesime,
– të ndryshojë ligjin e mediave në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Korniza e negociatave duhet të tregojë se vendi ynë ka adresuar me sukses edhe :
– fillimin e procedurave penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të Vettingut
– fillimin e procedurave kundër atyre që akuzohen për blerje votash,
– suksese të mirëfillta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë nisjen e procedurave dhe përfundimin e procedurave të para kundër zyrtarëve të lartë dhe politikanëve,
– përparim të dukshëm në reformën e administratës publike,
– zbatim të reformës së ligjit zgjedhor si dhe një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019,
– si dhe përparimin e mëtutjeshëm në miratimin e legjislacionit të mbetur në lidhje me ligjin kornizë 2017 për mbrojtjen e pakicave kombëtare,
– miratimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Evropës
– dhe përparim në procesin e regjistrimit të pronave.
Top Channel