Vizitat në parkun e Divjakës/ Edhe pse në pandemi laguna e Karavastasë tërheq vizitorë

19/06/2020 12:56

Parku kombëtar i Divjakës në Karavasta, një nga më te mëdhenjtë ne vendin tonë vitet e fundi ka qenë një nga destinacionet turistike më te frekuentuara nga turistë vendas dhe të huaj. Por edhe këtu pandemia pati efektet e saj duke pakësuar vizitorët.

Specialist i menaxhimit, Elton Daka thotë se vetëm dy javët e fundit po fillojnë të vijnë vizitorë vendas gjatë fundjavës, të cilët më së shumti kërkojnë biçikletat e ofruara nga Agjencia e zonave te mbrojtura Divjakë për të lëvizur brenda parkut. ndërsa shumë të tjerë ndjekin guidën per te parë pishën e madhe.

Por të rrallë janë turistët si ky çift francez që prej dy ditësh kishin vendosur kampin e tyre në park. Ata tregojnë se e kishin parë ne hartë Divjakën dhe ishin bërë kureshtare për ta vizituar.

“Vija e plazhit me rërë është shumë e gjatë dhe na bën të kemi shumë hapësirë. Gjithashtu pelikanët dhe të gjithë zogjtë na pëlqejnë”.

“Do t’jua sugjerojmë dhe miqve tanë ta vizitojnë këtë vend, është i mrekullueshëm”.

Top Channel