(VIDEO) Sulmi ndaj kompleksit/ Zbulohet baza e grupit kriminal, gjendet arsenal armësh, lëndë eksplozive e municione

19/06/2020 13:18

Është zbardhur ngjarja e ndodhur në datën 15.06.2020, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, ku u qëllua me armë në drejtim kompleksit “Eiffel”.

Gjatë operacionit u zbulua një banesë që përdorej si bazë nga një grup i strukturuar kriminal dhe është vënë në pranga pronari i banesës, njëherësh autori i ngjarjes dhe pjesëtari i grupit.

Dyshohet se bashkautor në këtë ngjarje është edhe shtetasi E. M.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 15 armë zjarri (1 mitraloz i lehtë, 7 kallashnikovë, 3 pistoleta, 2 armë automatike MP7, 1 pushkë me dylbi dhe 1 armë gjahu) , 10 granata dore, 10 detonatorë, 10 kallëpe me tritol dhe fitil zjarrpërcjellës, një sasi fishekësh, një automjet dhe dy motorë sportivë.

Kujtojmë se të shtëna me armë u regjistruan rreth orës 12: 35 minuta, mesnatën e së hënës në rrugën dytësore Tiranë-Vorë.

Plumbat kanë qenë në drejtim të Kompleksit Eiffel në pronësi të shtetasit Enver Çaushi. Të shtënat kanë shkaktuar vetëm dëme materiale ndaj biznesit, kryesisht në pjesën e xhamave të lokalit. Të afërm të pronarit të kompleksit, jashtë kamerave thonë se lokali është dhënë me qira pavarësisht se rezulton ne pronësi te Çaushit.

Ata po ashtu thanë, se autorët kanë qenë në lëvizje me automjet, ndërkohë që kanë qëlluar ndaj kompleksit.Grupi hetimor, po punon për identifikimin e autorëve dhe si pistë të mundshme ka të shkuarën e Enver Çaushit, i cili në vitin 2012 është përfolur edhe si i përfshirë në një pengmarrje për një shumë parash, por që ndaj tij në atë kohë nuk pati penalitete ligjore.

I pyetur nga policia për të shtënat ndaj kompleksit te tij, ai ka deklaruar se autorët janë ngatërruar dhe se objektivi nuk ka qene biznesi qe ai zotëron.

Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Yrsheku”.

Zbardhet ngjarja e ndodhur në datën 15.06.2020, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, ku u qëllua me armë në drejtim të një kompleksi.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6

Gjatë operacionit u zbulua një banesë që përdorej si bazë nga një grup i strukturuar kriminal.

Gjenden në banesë dhe sekuestrohen arsenal armësh zjarri, municione luftarake, lëndë eksplozive dhe granata.

Vihet në pranga pronari i banesës, njëherësh autori i ngjarjes dhe pjesëtari i një grupi të strukturuar kriminal.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në datën 15.06.2020, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, në fshatin Yrshek, ku u qëllua me armë në drejtim të një kompleksi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve intensive u siguruan informacione në rrugë operative se armët e përdorura dhe motomjeti me të cilin ishin larguar autorët ndodheshin në banesën e shtetasit G. H.

Po në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dyshohet se bashkautor në këtë ngjarje është edhe shtetasi E. M.

Gjithashtu, po në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dyshohej se banesa e shtetasit G. H. mund të përdorej si bazë për të fshehur armët dhe municionet luftarake të grupit kriminal.

Bazuar në këto informacione, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të mbështetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacioni “Yrsheku”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi G. H. dhe u shpall në kërkim shtetasi E. M.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit G. H, shërbimet e Policisë zbuluan një arsenal armesh dhe municionesh që përdoreshin nga një grup i strukturuar kriminal, pjesë e të cilit ishte edhe shtetasi G. H.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 15 armë zjarri (1 mitraloz i lehtë, 7 kallashnikovë, 3 pistoleta, 2 armë automatike MP7, 1 pushkë me dylbi dhe 1 armë gjahu) , 10 granata dore, 10 detonatorë, 10 kallëpe me tritol dhe fitil zjarrpërcjellës, një sasi fishekësh, një automjet dhe dy motorë sportivë.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin e pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij grupi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA