Prostituta dhe vrasje/ Publikohen fakte tronditëse për sheikun arab (Foto)

19/06/2020 13:58

Vëllai i emirit të Katarit ka urdhëruar stafin e tij të vriste amerikanët, ndërsa personalisht rrahu shoferin e tij për vdekje në Katar.

Këto të dhëna tronditëse kanë dalë në dritë nga mediat e huaja dhe janë pretendime të ngritura në një padi “bombë’ të bërë në Gjykatë.

“DailyMail.com” ka siguruar ekskluzivisht një kopje të një padie civile federale të paraqitur në Massachusetts të martën. Ndër të tjera aty tregohet një fotografi thellësisht shqetësuese të një monarku playboy arab, i cili dyshohet se vrau një person para një prej paditësve amerikanë.

Akuzat janë ngritur kundër Shejh Khalid bin Hamad bin Khalifa Al Thani, vëllai i Emirit të Katarit.

Dokumentet gjyqësore, të paraqitura nga 6 ish-punonjës amerikanë të Sheikut, pretendojnë se pas festës ne harem, i shoqëruar nga prostituta, ai urdhëroi dy punonjës të stafit të tij që të vrisnin njerëzit.

Madje, ai kërcënonte se do të vriste vetë personelin, madje bëri veprime të turpshme para tyre.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel