Konsiderohej zv.presidenti më i fuqishëm në historinë e Amerikës, ndërron jetë në moshën 84 vjeçare, Dick Cheney						Policia në shtetin brazilian Goias, ka gjetur 300 kg marijuanë të fshehur brenda dy arkivoleve, që po transportoheshin në një makinë funerali, shoferi i të cilës tha se ishin viktima të covid 19.
Në një deklaratë për shtyp, policia braziliane tha se kishte ndaluar makinën e funeralit për një kontroll rutinë. Por më pas, shoferi 22 vjecar, ishte dukur nervoz dhe nuk kish mundur të ofronte dokumentat e nevojshme për transportin e trupave, që ai pretendonte se ishin kufoma të të vdekurve nga koronavirusi.
Policia thotë se arkivolet ishin mbuluar me qese, që sipas shoferit duhej të pengonte përhapjen e sëmundjes. Policia hapi më pas arkivolet dhe gjeti në ta 300 kg kanabis. Droga dhe shoferi u dërguan në një stacion policie. Brazili aktualisht ka 978 mijë raste të kovid 19 dhe më shumë se 47 mijë viktima të sëmundjes.
Top Channel