Peruja kthehet ne epiqendrën botërore të pandemisë Covid-19, kalon shifrat e Italisë

19/06/2020 16:02

Peruja ka kaluar sot edhe numrin e të infektuarve të Italisë me koronavirusin e ri duke e kthyer Amerikën Latine në epiqendrën e re globale të pandemisë.

Numri i infektimeve në vend qëndron aktualisht në 240,908, i dyti në kontinent pas rreth gjysmë milioni të infektuar në Brazil.

Në të gjithë rajonin ka më shumë se katër milionë të infektuar por ekspertët e shëndetësisë besojnë se shifra mund të jetë akoma më e lartë.

Në Brazil, Paulinho Paiakan, një banorët indigjenë, aktivist i njohur i mbrojtjes së pyjeve tropikale të Amazon, vdiq dje nga Covid-19.

Presidenti i Argjentinës Alberto Fernández ka hyrë në vetë-izolim prej shqetësimit të rritjes së numrit të infeksioneve mes elitës politike të vendit.

FOTO GALERI
1/3
Numri i infektimeve në Peru qëndron aktualisht në 240,908

Top Channel