Merrte inerte pa leje nga lumi Seman, IKMT gjobit një subjekt me 2 mln lekë

19/06/2020 15:17

Gjatë një kontrolli të ushtruar në subjektin “Alesio 2014” sh.p.k., IKMT konstatoi se ky subjekt kryente veprimtari të marrjes së materialit inert pa leje në shtratin e lumit Seman.

Ndaj tij, IKMT mori masë administrative me gjobë 2 milion lekë, për shkeljen e kryer.

Njoftimi i plotë:

Operacion kundër krimeve mjedisore përgjatë rrjedhës së lumit Seman, Fier

Fier – Gjobitet një subjekt, merrte inerte nga lumi

IKMT ka ushtruar kontroll në subjektin “Alesio 2014” sh.p.k. Gjatë kontrollit u konstatua se ky subjekt kryente veprimtari të marrjes së materialit inert pa leje në shtratin e lumit Seman.

Ndaj tij, IKMT mori masë administrative me gjobë 2 milion lekë, për shkeljen e kryer.

IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore në vend si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.

#mbromjedisin

Top Channel