Dy kanadezë të arrestuar në Kinë akuzohen për spiunazh

19/06/2020 15:58

Kina ka akuzuar dy kanadezë për spiunazh, më shumë se 18 muaj pas arrestimit të tyre. Michael Kovrig, një ish diplomat, dhe Michael Spavor, një biznesmen, u arrestuan në kinë në dhjetor 2018.

Arrestimi i tyre erdhi pak ditë pasi Meng Wanzhou, një ekzekutive e gjigandit kinez Huawei, u arrestua në Vankuver me kërkesë të SHBA. Kanadaja e quajtu arrestimin arbitrar, por kina mohon që ai të ketë qenë hakmarrje për burgosjen e meng. Të dy kanadezët akuzohen për spiunazh të sekreteve kombëtare dhe dhënie informacionesh sekrete entiteteve të huaja. Sistemi gjyqësor i kinës është i kontrolluar tërësisht nga partia komuniste dhe ka një shkallë dënimi prej thuajse 100 për qindësh pasi akuzat zyrtarizohen.

Meng Wanzhou, shefja financiare e huawei dhe vajza e themeluesit të kompanisë, u arrestua më 1 dhjetor 2018 në Vankuver. Arrestimi i saj u kërkua nga SHBA, që e akuzon se ka shkalur sanksionet mbi Iranin. Ajo vazhdon të kundërshtojë ekstradimin në SHBA. Më 10 dhjetor ndërkohë, në kinë u arrestuan dy shtetasit kanadezë. Në shtator, kryeministri kanadez Justin Trudeau akuzoi kinën se po përdorte arrestimet arbitrare si mjet për arritjen e qëllimeve politike.

Top Channel