Ilustruese

Dy aksidente janë shënuar në pak minuta në qytetin e Tiranës.

Policia njofton se në rrugën “Jordan Misja” një automjet ka përplasur një këmbësor i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Një tjetër aksident është shënuar në rrugën e “Elbasanit”, ku një automjet ka goditur një biçiklist, i cili gjithashtu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Tirane/Informacione paraprake

Më datë 19.06.2020, rreth orës ‪12:35‬, në rrugën “Jordan Misja”, mjeti me drejtues shtetasin E.S., ka aksidentuar këmbësorin K.Z., i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 19.06.2020, rreth ores ‪12:50‬, në rrugën e “Elbasanit”, mjeti me drejtues A.M., ka aksidentuar biçiklistin G.T, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policise ndodhen ne vendngjarje dhe vijon puna per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.

Top Channel