Prindërit e detyronin të pinte tre litra ujë, ndërron jetë 11-vjeçari

18/06/2020 22:16

Një çift në SHBA, është akuzuar për vrasje pasi dyshohet se kanë detyruar djalin e tyre 11-vjeçar të pinte gati tre litra ujë në vetëm katër orë.

Rayan Sabin, 41 vjeçe dhe Tara Sabin, 42 vjeç, kanë deklaruar në polici se e kanë detyruar të birin të pinte ujë pasi vuante nga problemet në veshka dhe uji i tepërt konsiderohej si një kurë e mirë trajtimi. Tara tregon se i biri ka pirë plot katër bidonë me ujë dhe gjithçka dukej normale.

Por në momentin që ai ka shkuar për të fjetur, ka nxjerrë shkumë nga goja.

Në këtë moment, Rayan tentoi t’i jepte ndihmën e parë të birit, por fatkeqësisht pa rezultat, pasi vogëlushi kishte ndërruar jetë.

Ndërkaq raportohet se çifti është arrestuar dhe pritet të dalë para trupës gjykuese.

Top Channel