Këngëtarja legjendare britanike, Vera Lynn, e cila ndihmoi të mbahej lart morali gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka ndërruar jetë në moshën 103-vjeçare. Lynn, e konsideruar një ikonë e vërtetë në vend, ka qenë gjithmonë një prej këngëtareve më të dashura të Britanisë.

E njohur si Dashuria e Forcave, këngëtarja e shndërruar në një ikonë gjatë luftës ndihmoi shpirtërisht ushtarët që luftuan jashtë vendit si dhe civilët brenda kufijve me këngë si, “The White Cliffs of Dover”, në të cilat shfaqeshin  dëshirat dhe shqetësimet rreth konfliktit me Gjermaninë Naziste. Në 1975, asaj iu dha çmimi Damë, që për gratë është i barasvlershëm me çmimin e kalorësit.

Lynn është përmendur së fundmi nëpër titujt e mediave kur Mbretëresha Elizabeta II, përdori fjalët e këngës së saj të famshme, për t’i thënë shtetit “ne do të takohemi sërish”, përgjatë një transmetimi të rrallë para kombit, në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA