Fakte të reja nga rrëzimi i helikopterit ku humbi jetën Kobe Bryan, e bija dhe tetë persona të tjerë/ Autoritetet: Piloti tha se…

18/06/2020 18:27

Mediat Britanike kanë publikuar fakte të reja në lidhje me rrëzimin e helikopterit, ku humbi jetën ish-legjenda e NBA-s Kobe Bryant, e bija dhe tetë persona të tjerë. Sipas The Sun, hetuesit federal kanë zbuluar se piloti Ara Zobyan u ka thënë kontrolluesve të trafikut ajror se helikopteri po ngjitej në lartësi për t’i shpëtuar mjegullës, por në fakt në ato moment helikopteri po rrëzohej në tokë.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) ka thënë se nuk janë të pakta rastet kur pilotët mund të vuajnë nga “çorientimi hapësinor”, e cila shkaktohet si pasojë e mjegullës së dendur.

“Pa referenca të jashtme ose vëmendje ndaj ekranit kontrollues të helikopterëve, risku i rrëzimit bëhet më i lartë”, deklaroi NTSB.

Megjithatë, përpos këtyre fakteve shkaku kryesor i rrëzimit tragjik nuk dihet ende.

Kujtojmë se më 26 janar, në atë fluturim humbën jetën Bryant, vajza e tij Gianna, trajneri i bejsbollit John Altobelli, gruaja e tij Keri dhe vajza e tyre Alyssa, Christina Mauster, Sarah Chester dhe vajza e saj Payton, si edhe piloti Zobyan.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel