3 persona në Fier, kontakte të rasteve të konfirmuara më herët/ Lezhë, infektohet një punonjës e burgun e Shënkollit

18/06/2020 14:11

Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në vendin tonë janë regjistruar 66 raste të reja dhe 1 humbje jete si pasojë e Covid-19.

Tre rastet e konfirmuara me Covid-19 në Fier janë pjesëtarë të një familje. Ato janë kontakte të afërta të gruar së moshuar në Peshtan, që tashmë ndodhet në QSUT.

Gjendja shëndetësore e tyre paraqitet e mirë. Të tre rastet aktualisht ndodhen të karantinuar në shtëpitë e tyre.

Pozitiv rezultuan bashkëshorti, djali dhe vajza që i shërbente. Në 8 monstrat e dërguara nga Fieri, tre rezultuan pozitive.

Ndërsa, rasti në Lezhë është rasti i ri dhe mësohet se është një punonjës i Burgut të Shënkollit, ndërsa mësohet gjithashtu se bashkëshortja e tij është parukiere.

Ndërkohë kujtojmë se në Durrës, dy personat e infektuar janë një burrë dhe një grua në moshë të tretë, të cilët po mbahen nën mbikqyrje për të parë ecurinë e sëmundjes.

Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 663 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Top Channel