Radhë të gjata në Kakavijë, pritje mbi dy orë, njoftohet për tjetër protestë nga fermerët grekë
“Edhe Turi le ta di, pa transport nuk ka qetësi” kjo ishte një nga parullat e Shoqatës së Transportit Publik gjatë protestës që mbajtën para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Shoqata e Transportit Publik kërkon hapjen e plotë të punës në kushtet e situatës së pandemisë. Ata ndër të tjera shprehen se paga e luftës është e pamjaftueshme.
Ajo që spikati ishte përfshirja e “Turit” personazhit që trazoi maturantët në provimin e Letërsisë dhe që këtë vit u kthye në meme, ironi e tallje.
Ky personazh u përdor edhe nga edhe shoferët e transportit publik.
“Babi i Turit është shofer autobusi”, “A do bëhet turi shofer autobusi?!” “Edhe Turi e do transportin publik”. Ishin disa nga parullat e punonjësve të transportit publik.
Top Channel