‘Turi’ nuk u ndahet protestave, pas studentëve ‘mbërrin’ edhe tek Shoqata e Transportit (foto)

17/06/2020 14:52

“Edhe Turi le ta di, pa transport nuk ka qetësi” kjo ishte një nga parullat e Shoqatës së Transportit Publik gjatë protestës që mbajtën para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Shoqata e Transportit Publik kërkon hapjen e plotë të punës në kushtet e situatës së pandemisë. Ata ndër të tjera shprehen se paga e luftës është e pamjaftueshme.

Ajo që spikati ishte përfshirja e “Turit” personazhit që trazoi maturantët në provimin e Letërsisë dhe që këtë vit u kthye në meme, ironi e tallje.

Ky personazh u përdor edhe nga edhe shoferët e transportit publik.

“Babi i Turit është shofer autobusi”, “A do bëhet turi shofer autobusi?!” “Edhe Turi e do transportin publik”. Ishin disa nga parullat e punonjësve të transportit publik.

FOTO GALERI
7/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA