Në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte i ftuar konspiracionisti Alfred Cako.  Në daljet e tij publike kohët e fundit, Cako është shprehur kundër bërjes së vaksinës së COVID-19. Sipas tij, vaksina do të jetë me qëllim manipulimi nga persona që sipas tij kontrollojnë botën.

Ndër të tjera, Cako e krahasoi vaksinën e koronavirusit me sëmundjen e HIV-it.

“Vaksinat do të jenë më të rrezikshme se HIVI, sepse HIVI me të vërtetë mund ta transmetojë infeksionin, por ke mundësi të lindësh fëmijë ndoshta të infektuar. Ndërsa tani në qoftë se do të krijohet marrëdhënia midis njërit që ka marrë infeksion nga vaksina me partneren e tij që s’ka bërë vaksinë edhe ai nuk do të ketë mundësi të jetë fertil, të ketë pjellori. Ka shumë material nga mjekë profesionistë për këtë gjë”, u shpreh Cako.

Top Channel