Të prodhuara në Shqipëri, sekuestrohen në Itali ngarkesa me pajisje mbrojtëse false për COVID-19

16/06/2020 11:12

Pajisje mbrojtëse sanitare false nga Shqipëria janë sekuestruar në portin e Ankonas në Itali.

Saktësisht ngarkesa prej 2 mijë e 300 veshje laboratorike dhe 10 mijë pajisje sanitare njëpërdorimshme të cilat shënonin në etiketë ‘’Made in Albania’’ janë bllokuar dhe më pas sekuestruar nga autoritetet doganore të Anconas.

Ato ishin vendosur në një rimorkio dhe kishte ardhur nga Durrësi.

Me shenjë të falsifikuar, pajisjet mbrojtëse ishin të destinuara për një tregtar në Verona.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA