Rreth 32 mijë maturantë u ulën në bankat e shkollës për zhvilluar testin e matematikës ditën e sotme.
E menjëherë pas kësaj kanë nisur për të tretën herë radhazi në protestë përpara Ministrisë së Arsimit.
Me pankarta nëpër duar kërkesa e tyre është e qartë, kërkojnë rivlerësim të provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, pasi sipas tyre formulimi i testit kishte shumë pasaktësi, ku pyetjet më shumë ngatërronin nxënësit, se testonin njohuritë e tyre të marra përgjatë këtyre 3 viteve.
Kujtojmë se Ministria e Arsimit ka deklaruar se nuk do të ketë një rivlerësim të provimit, por ata kanë vijuar protestën edhe ditën e sotme deri në plotësimin e kësaj kërkese, duke qenë të bindur në të drejtën e tyre.
Pa maska, ngjitur me njëri- tjetrin, maturantët kanë filluar të gjuajnë me vezë drejt godinës së Ministrisë së Arsimit.
Top Channel