Koronavirusi Covid -19, është parashikuar në një libër te publikuar më 1981, me autor shkrimtarin amerikan Dean Koontz. Romani titullohet “Sytë e errësirës” dhe sot vjen në qarkullim nga Shtëpia Botuese Fan Noli.

Ai tregon pasojat e një virusi tejet agresiv që shpërthen fillimisht në Wuhan të Kinës, në vitin 2020, aty ku është epiqendra e koronavirusit. Por, virusi i romanit, që quhet Wuhan 400, sipas autorit, është një armë biologjike e krijuar nga qeveria kineze për të përgjysmuar popullsinë. Simptomat e tij nuk ngjajnë me ato të virusit të vërtetë aktual, – as vdekshmëria, – pasi në roman kushdo që preket nga virusi, ndërron jetë.

Fatmirësisht, koronavirusi i tanishëm është shumë më pak vdekjeprurës. Në kapitullin e 39 të librit të tij, Koontz shkruan se laboratori ndodhet në Wuhan, i cili i vendos virusit emrin, Wuhan-400. “Një shkencëtar kinez me emrin Li Chen u largua në Shtetet e Bashkuara, duke mbajtur një kopje në disk të armës biologjike më të rëndësishme dhe të rrezikshme kineze të dekadës. Ata e quajnë ‘Uuhan-400’ sepse ishte zhvilluar në laboratorët e tyre. RDNA afër qytetit të Wuhan dhe ishte lloji i 400-të i zbatueshëm i mikroorganizmave të krijuar në atë qendër kërkimore.Wuhan-400 është një armë e përsosur.  Sepse prek vetëm njerëzit. Rreth vitit 2020 një pneumoni serioze do të përhapet në të gjithë botën dhe se kjo është në gjendje t’i rezistojë të gjitha trajtimeve të njohura”,- shkruhet në një fragment të librit.

A është koranavirusi një ‘armë biologjike’ e zhvilluar nga kinezët nw laboratorin Wuhan -400?

Ky libër u botua në vitin 1981. Dhe ky fragment i shkëputur nga një libër i vjetër tregon këtë të vërtetë të frikshme që ka përfshirë mbarë botën, por po gjunjëzon më së shumti Kinën. Ndërkohë në një version të ri, shkrimtari ka ribotuar detaje të reja të ndryshuara nga ato të versionit të parë. Nw versionin origjinal, i publikuar në 1981, nuk përmendet Wuhan, por Gorki, një qytet sovjetik, ndaj dhe virusi mori emrin ‘Gorki- 400’. Ai u bë Wuhan në botimin e vitit 1996 për të treguar edhe faktin se Bashkimi Sovjetik nuk ekzistonte më, pasi Kina dukej një burim më i besueshëm. “Koontz-i nuk është rasti i parë i një paracaktimi të dukshëm letrar: Romani i Morgan Robertson-it i vitit 1898 “The Wreck of the Titan” parashikoi fatkeqësinë e anijes Titanic të vitit 1912 duke përshkruar një oxhak transatlantik, Titan, i cili u mbyt në Atlantikun e Veriut pas një përplasjeje me një ajsberg. Në këtë rast, romanit sërish iu kthyen pas vitit 1912, për ta bërë atë më të përshtatshëm. Në versionin origjinal, anija ishte me madhësi më të vogël, dhe titulli ishte një kotësi e përgjithshme.”-shkruan ai.

Në roman, virusi quhet “armë e përkryer”, “arma më e rrezikshme, arma e re biologjike në një dekadë”. Gjithsesi, nuk ka asnjë provë që koronavirusi i ri është krijuar në një laborator. Megjithatë, koincidenca midis virusit të librit dhe shpërthimit të koronavirusit aktual është shume e çuditshme.

Të Dhëna

Lloji i botimit Paper back
Fletët 410
ISBN 9789928291684
V. Bot 2020
Vendodhja Tirane
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër
Grupmosha mbi 14 vjeç
Statusi I ri
Numri i botimeve I parë
Roman Mister&Thriller

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA