Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe kthjellime, si parashikohet moti për këtë të shtunë
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ka vendosur të shtunën 17 gjoba për disa subjekte biznesesh të cilat nuk respektonin masat e marrë për koronavirusin, pas rikthimit në aktivitet. Gjatë ditës së djeshme, datë 13.06.2020, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, realizoi 985 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit. Janë inspektuar dhe monitoruar:
Janë marrë 17 Masa Administrative me gjobë në subjektet të cilat janë gjetur në shkelje, duke mos marrë masat mbrojtëse, mos respektuar distancimin social dhe duke moszbatuar protokollet e miratuara.
ISHSH, çdo ditë në terren për të siguruar zbatimin e udhëzimeve të protokolleve, zero tolerancë ndaj çdo subjekti.
Inspektimet dhe monitorimi vijojnë në të gjithë qarqet e vendit, por kërkohet vetëndërgjegjësim i të gjithë subjekteve dhe qytetarëve sepse respektimi i masave i shërben shëndetit të të gjithëve!
Top Channel