Maturantët kanë vijuar protestën e tyre edhe sot para Ministrisë së Arsimit, në shenjë kundërshtie për testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, pasi sipas tyre ishte jashtë programit.

Nxënësit ndryshe nga dje, ditën e sotme kanë bllokuar rrugën e Durrësit, ku kërkojnë nga MARS plotësimin e dy kërkesave; rivlerësimin e testit të Gjuhës dhe Letërsisë dhe uljen e dhe uljen e pragut për notën 9 dhe 10.

Por ndërkohë drejtoresha e shërbimeve arsimore, Rezana Vrapi në një deklaratë dje për shtyp tha se kërkesa e maturantëve për mundësi rivlerësimi nuk do të plotësohet.

“Në lidhje me rishikimin e testit nuk shikoj asnjë arsye pikërisht për shkak të procedurave që ne ndjekim qe nga ndërtimi e dërgimi i tyre te maturantët. Jua them me bindjen më të plotë s’ka gabim. Nëse do të ketë një arsye për shpërndarjen e pikëve patjetër do ta bëjmë”.

Edhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një reagim në “facebook” u dha besimin ekspertëve të provimeve, ndërsa e cilësoi protestën të nxitur nga opozita.

Mos dalja e çelësit me përgjigjet e sakta direkt pas përfundimit te provimit si në maturat e shkuara, sipas Rezana Vrapit, lidhet me variantet e tezave.

Megjithatë, në dy provimet e mbetura ai i matematikës në 15 qershor e i lëndës me zgjedhje në 18 qershor nxënësit do kenë më shumë kohë për ta plotësuar, nga 2 orë në dy orë e 30 min.

FOTO GALERI
11/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA