26/11 07:45
Një lajm i keq vjen për të gjithë fansat e Malumës që kanë blerë biletë për ta parë atë live në sheshin “Nënë Tereza”.
Koncerti i shumëpritur i yllit latin do të shtyhet sërish pasi organizatorët kanë anuluar shfaqjen e tij më 6 shtator.
I gjithë ky ndryshim është marrë për shkak të frikës së rikthimit të një vale të ardhshme të pandemisë së Covid-19.
Tirana e cila është pjesë e turneut europian të artistit duhet të pranojë kushtet e zhvillimit të këtij aktiviteti ashtu si të gjithë shtetet ku do të mbahet koncerti.
Ky vendim është marrë nga kompania që menaxhon turneun muzikor të Malumës “Royalty World Inc”. Të gjithë ata që kanë blerë një biletë do të duhet të ruajnë atë për vitin e ardhshëm.
Top Channel