Vodhën sende me vlerë dhe një armë zjarri nga një kasafortë, arrestohen dy persona në Tiranë
Reagime të shumta vijnë pas deklaratës së ministres së Arsimit, Besa Shahini lidhur me protestën e zhvilluar nga maturantët ditën e sotme, për provimin e letërsisë, për të cilin thanë se ishte i vështirë.
Në një postim në “Facebook”, lidhur me këtë temë, ministrja e Arsimit akuzon opozitën se qëndron pas maturantëve që po protestojnë kundër testit të Gjuhës dhe Letërsisë.
Shahini është shprehur e çuditur për natyrën e protestës së maturantëve përpara ministrisë së Arsimit. Çudia e habia lidhet me faktin se ajo nuk kishte dëgjuar ndonjëherë që të protestohet se “provimi ishte i vështirë”.
Për reagimin e plotë të ministres Shahini, klikoni këtu.
Reagime të shumta vijnë nga prindërit e maturantëve kundrejt deklaratës së ministres Shanihi.
Një prind shkruan:
“Përshëndetje zonja ministre, jam prind i një nxënësi maturant por ky test me këto pyetje nuk janë zhvilluar nëpër shkolla gjatë këtyre 3 viteve”.

Ndërsa një tjetër prind shkruan se ndihet tepër e indinjuar me provimin e fundit dhe se vajza e saj ka studiuar shumë.
“Zonja ministre, si prind i një vajze maturante jam tepër e indinjuar me provimin e fundit. Vajza ime ka studiuar pa fund dhe ishte e bindur që do të shkëlqente dhe në provime. Pas provimit në sytë e saj shoh mungesë shprese, pesimizëm dhe humbjen e interesit për të studiuar për provimin e radhës. Ju e nderuar thoni se maturantët ankohen për vështirësinë e testit por po t’i dëgjonit me kujdes do e kuptoni se ata nuk thonë që testi ishte i vështirë por ankohen për subjektivin e pjesës më të madhe të testit. A mund të më përgjigjeni mua e nderuar se si duhet të veproj për të ngushëlluar time bijë e për ta nxitur të studiojë më tepër kur nga realiteti i hidhur i kushtëzuar nga stafi juaj ka humbur çdo ambicie e ëndërr për të ardhmen”.

Top Channel