Italia, Cambiaghi i pafat, u thirr në vend të Kean, por… kthehet në shtëpi
Mediat italiane janë të bindura që Diego Godin do të lërë Milanon në përfundim të këtij sezoni, duke qenë se nuk është përshtatur si duhet me skemat e trajnerit Antonio Conte, ndërsa Marotta e Ausilio vijojnë punën për të gjetur pasuesin e tij.
Prej kohësh negociojnë për blerjen e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, Marash Kumbulla, por së fundi në skenë ka dalë edhe emri i 21-vjeçarit të Nices, Malang Sarr, i cili gjithashtu ndiqet nga disa klube të Premier Leagues.
Sarr ka shkëlqyer me fanellën e kuqezinjve, ndërsa Interi dëshiron të shfrytëzojë faktin që mbrojtësi është futur në vitin e fundit të kontratës dhe mund ta rrëmbejë në Milano për një shifër prej 10-15 milionë eurosh.
Një tjetër faktor pozitiv për zikaltrit është edhe menaxheri i mbrojtësit, Federico Pastorello, i cili ka marrëdhënie mjaft të mira me drejtuesit e Interit, pasi është njëkohësisht menaxher i futbollistëve si Lukaku, Candreva e Asamoah.
Top Channel