Vlorë/ I vendoset lëndë e dyshuar plasëse pranë banesës, fatmirësisht gjendet në kohë

11/06/2020 16:10

Gramoz Habilajt në Vlorë sipas policisë i është vendosur një sasi e dyshuar lëndë plasëse (artizanale) e pa plasur, pranë banesës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rastin.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në lagjen “Ujë i Ftohtë”  Vlorë, është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse (artizanale) e pa plasur, pranë banesës së shtetasit G.H.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel