Një transgjinor në SHBA ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë, duke rikthyer dhe një herë paragjykimet që e ndoqën kur solli në jetë fëmijën e parë.
Kayden Coleman, 33-vjeç, nga Nju Jorku, iu nënshtrua një ndërhyrjeje për t’u kthyer nga femër në mashkull në vitin 2009 dhe u trondit jo pak kur mësoi se ishte pesë muajsh shtatzënë me fëmijën e saj të parë.
Kayden e cila i ka ruajtur organet riprodhuese femërore, u habit përsëri kur zbuloi në janar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me partnerin Domenique, 29 vjeç. Kayden ka rrëfyer se ndihet shumë e emocionuar për këtë shtatzëni të dytë, madje ka shtuar se është e gatshme të përballet me të gjithë paragjykimet që mund të ndeshet.
“Unë jam në pritje të fëmijës së dytë. Njerëzit mendojnë se ky është një bark i madh i përftuar si rezultat i qindra kanaçeve me birrë. Ndërsa në të vërtetë këtu brenda (tregon me gisht nga barku i fryrë) ndodhet një qenie që po rritet brenda meje. Unë se kam bërë operacionin për të ndryshuar organet sepse ajo kushton shumë. Por ndihem e lumtur që së shpejti familja jonë do të shtohet me një anëtar të ri. Paragjykime mund të ndeshim, nuk është e thjeshtë të shohësh dy burra me një fëmijë, por ne jemi mësuar, jemi të gatshëm të përballemi me to”, u shpreh Kadyen.
Top Channel