Tjetër rast me koronavirus në Premier League, por që nuk cënon rifillimin e kampionatit. Ka qenë vetë liga angleze e futbollit që ka bërë të ditur lajmin por që nuk ka zbuluar emrin e futbollistit të prekur, nëse ky i fundit është futbollist pasi mund të jetë pjesëtar i stafit teknik të ndonjë klubi ose edhe punëtor. Sëfundmi në Premier League janë kryer plot 1213 teste ndaj COVID-19.

“Gjatë ditë së hënë dhe të martë, plot 1213 lojtarë dhe pjesëtarë të stafeve teknike i janë nënshtruar testeve mjekësore, nga të cilët ka një rast pozitiv“, lexohet në komunikatën zyrtare.

Premier League do të rifillojë më 17 qershor, datë kur do të zhvillohen dy sfidat e prapambetura: Aston Villa-Sheffied United dhe Manchester City-Arsenal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA