Ilustrim

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, në rrugën e “Durrësit”, në kryeqytet.

Policia njofton se mjeti me drejtues M.H., 28 vjeç, ka aksidentuar biçiklisten shtetasen R.D., 23 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel