Në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte i ftuar 23-vjeçari Ndoi Rripa. I riu ka jetuar prej vitesh në “Shtëpinë e Fëmijëve në Shkodër”, e cila ditët e fundit është vendosur në qendër të kritikave, pasi janë denoncuar një sërë rastesh të abuzimeve seksuale, nga punonjësit e këtij institucioni, ndaj fëmijëve që qëndrojnë në të.
Gjatë fjalës së tij Ndoi tha se punonjësit e institucionit gjatë muajve të verës, sillnin për të jetuar në godinë dhe fëmijët e tyre.
Gjatë kësaj kohe, sipas 23-vjeçarit, djali i një punonjëse ka abuzuar seksualisht me një vajzë nëntë vjeçare. “Kur shkuam dhe ja treguam nënës së tij”, tregon Ndoi “ajo na tha se përse gënjeni, sepse fëmija im nuk e bën këtë gjë”. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.
Top Channel