Pjeshkët, investim jo fitimprurës/ Të pakënaqur me çmimin, fermerët e Vidhasit duan t’i kthehen misrit

11/06/2020 10:47

Nëse përshkon aksin rrugor Elbasan-Peqin nuk mund të mos të zejë syri plantacione të mëdha të mbjella me pjeshkë.

Dikur edhe me subvencionimin e shtetit, fermerët investuan në këtë kulturë, ndërsa duket se pas 13 vitesh pritshmëritë nuk janë shumë të mira.

Fermerët e Vidhasit janë të pakënaqur me çmimin e shitjes dhe me koston e punës deri në prodhim.

Dikur këto toka mbilleshin me grurë e misër, por duket se pemtaria do të ishte më fitimprurëse ndaj dhe fermerët investuan të gjithë në një drejtim.

Herë për shkak të motit të keq që dëmton prodhimin dhe herë për shkak të mbiprodhimit çmimi bie, fermerët mbeten të pakënaqur dhe të pashpërblyer për punën e tyre.

Top Channel