Ishte 22 Nëntor, 1963, dhe Zv/Presidenti amerikan, Lyndon Johnson gjendej në kalvarin fatal të makinave, madje në një distance fare të shkurtër mbas makinës së Presidentit Kennedy, në Dallas të Teksas-it.

Sapo të shtënat u dëgjuan agjenti sekret i dha një të shtyrë Johnson-it, e shtriu në tapetin e makinës, duke e mbuluar me trupin e tij. Më pas me një shpejtësi të madhe, ndoqi makinën e Presidentit Kennedy drejt Spitalit Memorial Parkland në Dallas, aty ku dhe Presidenti Kennedy u njoftua se kishte ndërruar jetë.

Në 2:39 P.M., pa kaluar ende dy orë nga vrasja e Kennedy-it, 55 vjecari teksanas, Lyndon Baines Johnson u betua në bordin e avionit presidencial, si Presidenti i 36-ë i SHBA-ës. Ceremonia e Aktit të Betimit u zhvillua në prani të Gjykatëses Federale, Sarah T. Hughes, dhe ishte hera e parë në historinë e Amerikës, që një grua asistonte betimin e një Presidenti. Zv/Presidenti i tetë Lyndon Johnson kishte marrë automatikisht presidencën pas atentatit fatal që i mori jetën Kennedy-it.

Menjëherë pas betimit, Johnson emetoj urdhrin e tij të parë presidencial, “Tani, le të nisim fluturimin”! Disa orë më vonë, teksa miliona amerikanë po shihnin lajmet në TV, avioni presidencial u ul në aeroportin e Washington-it.

Lyndon Baines Johnson e bëri të qartë se e konsideronte veten parimor dhe përfaqësues të ligjit si paraardhësi i tij që kishte studiuar në Harvard. Me bashkëshorten e tij, në krah, znj. Lady Bird, Johnson ndaloi para mikrofonit në aeroport dhe adresoi fjalët e tij të para, për të qetësuar popullin amerikan: “Do të bëj më të mirën, gjithcka që unë mund të bëj me ndihmën tuaj dhe të Zotit.”

Johnson qëllimisht qëndroi në sfond, t’i jepte mundësi popullit të tij të shprehte dhimbjen dhe hidhërimin në ceremonitë e meshës funerale për Kennedy-in. Vec kësaj, pesë ditë pas vrasjes dhe një ditë para Ditës së Falenderimeve (Thanksgiving), në një seancë të jashtëzakonëshme të Kongresit, ai mblodhi bashkë senatorët dhe deputetët (përfaqësuesit e popullit), për të nderuar kujtimin e Kennedy-it dhe u zotua se do të conte përpara nismën e tij; “Fronti i Ri”, (New Frontier)-duke thënë vetëm: “Le të vijojmë ne tani!

Kur zv/presidenti i tetë Lyndon Baines Johnson mori mandatin presidencial për shkak të ndarjes së parakohshme nga jeta të Kennedy-it, ai ishte tejet i pergatitur dhe mjaft i suksesshëm për ta bërë atë detyrë, se secili nga shtatë paraardhësit e tij. Gjatë administratës së Presidentit Kennedy, Johnson kishte dhënë prova të mjaftueshme, përgjegjësi të jashtëzakonëshme dhe të rëndësishme, duke qenë i mirëinformuar për funksionet e brendëshme të qeverisë, se sa mund të ketë qenë ndonjë Zv/President i mëparshëm. Për më tepër, ai ishte një mjeshtër i sprovuar i politikës, kishte shërbyer njëzet vite në Kongresin Amerikan- dymbëdhjetë vjet deputet (përfaqësues i popullit) dhe dymbëdhjetë vite të tjera senator, ndërsa vitet e fundit lider i shumicës qeverisëse. Pas shuarjes së Kennedy-it, Johnson premtoi se do të cojë përpara nismën e programit strategjik “New Frontier” (Front i ri)-i cili kishte ngecur nga mosveprimi i organit legjislativ. Dhe ashtu bëri! Në zgjedhjet presidenciale të vitit 1964, ai fitoi mandatin presidencial, duke paraqitur të gjitha prioritetet dhe strategjitë e mëparëshme, dhe mori mbi 43 milion vota popullore.

Ai kërkoi me procedurë të shpejtuar, projekt-ligjin e ri të të drejtave civile; “për të fshirë si komb, cdo tragë të diskriminimit dhe despotizmit bazuar në racën dhe ngjyrën”. Gjithashtu, ai kërkoi po me procedurë të përshpejtuar, masën e rishikimit të taksave e paraqitur nga Kennedy, me qëllim “për t’iu dhënë zgjidhje shoqërive të sigurimeve nga rreziku i recesionit. Dhe ai apeloi, “Le të votojmë këtu dhe t’i tregojmë kombit se sa i vlefshëm dhe i dobishëm ishte John Fitzgerald Kennedy aq sa ai jetoi! Johnson i njihte dhe i respektonte të gjithë anëtarët e kabinetit “Kennedy”, madje ai nuk i largoi ata nga postet drejtuese, përfshirë edhe vëllain e ndjerë të Presidentit, Robert Kennedy, i cili ishte edhe Prokuror i Përgjishëm njëkohësisht. Një vit më pas do të ishte po vetë, Bob Kennedy që u largua i pari, mbasi hodhi kanditaturën për senator i shtetit të Neë York-t. Në 8 janar 1964, Presidenti Johnson iu drejtua Kongresit Amerikan duke përsëritur thirrjen e tij për të zbatuar dhe përmbushur programin e Kennedy-it.

“Ky sesion i Kongresit do të kujtohet si sésioni që bëri më shumë për të drejtat civile se njëqind sesione bashkë; si sesioni që miratoi uljen e taksës masivisht në historinë tonë; si sésioni që i shpalli luftë të gjithanshme varfësirë dhe papunësisë në SHBA-ës; si sésioni që pranoi më në fund të mbështesë nevojat shëndetsore të moshës së tretë; si sesioni që reformoi politikat e transportit e tranzicionit të ndërlidhura mes tyre; si sesioni që realizoi si kurrë ndonjëherë programin më efektiv të ndihmës së huaj; dhe si sesioni që miratoi ndërtimin e më shumë shtëpive, shkollave, më shumë biblioteka dhe spitale, se sa cdo sesion i vetëm i Kongresit, në të gjithë historinë e Republikës sonë!” Kongresi reagoi menjëherë ndaj apelit të Presidentit Johnson duke miratuar të gjitha aktet-ligjore të cilat ai kërkoi, pervecse njërin prej tyre; atë të kujdesit mjekësor për të moshuarit. Për të drejtuar nismën e tij “Luftë ndaj varfërisë”, ai emëroi Sargent Shriver, kunatin e Kennedy-it, i cili kishte drejtuar me sukses Korpusin e Paqes, (Peace Corps.).

Më 20 Janar, të vitit 1965-ë, ditën e inagurimit si presidenti i 36-ë i SHBA-ës, Lyndon Johnson i drejtohet popullit amerikan, duke shprehur modelin e tij të përkryer dhe shpresëdhënës për të ardhmen: “ Në këtë ditë historike, betimi që kam bërë para Jush dhe Zotit, nuk është vetëm e imja, por e jona së bashku. Ne jemi një komb, një gjuhë, një popull! Fati ynë si komb dhe e ardhmja jonë si popull, nuk qëndron te një qytetar i vetëm, por te të gjitha qytetarët amerikanë.

Kjo është madhështia dhe domethënia e këtij momenti. Cdo gjeneratë shkruan historinë dhe fatin e tij. Për disa vendos historia. Për këtë gjeneratë zgjedhja është e jona. Edhe tani, që një raketë po shkon drejt Marsit, e cila do të na kujtojë se bota nuk do të jetë e njëjtë për fëmijët tanë, madje edhe për veten tonë brenda një përiudhe të shkurtër vitesh. Dikush tjetër që do të jetë këtu, do të shohë një pamje që është krejt ndryshe nga e jona, sepse kjo e jona është koha e një ndryshimi të menjëhershëm dhe madhështore, duke zbuluar sekretet e natyrës, rritjen e kombeve, dhe se armët e reja nuk mund të kontrollohen nga duar të pasigurta për shkatërrim, që të trondisin vlerat tona të dikurshëme dhe të c’rrënjosin zakonet tona të lashta.

“Fati ynë midis këtij ndryshimi do të mbështetet në besimin dhe karakterin e qytetarëve tanë. Ata erdhën këtu mërgimtarë të detyruar dhe të pazakonshëm, kurajozë dhe të trembur, për të gjetur një vend ku njeriu të jetë njeri, dhe bënë një “marrëveshje” shpirtërisht e moralisht me këtë tokë, -e konceptuar në drejtësi, shkruar në liri dhe brenda bashkëjetesës, që nga dita në ditë të ndricojmë dhe të frymëzojmë shpresat e mbarë njerezimit. Atë që c’ka na mban ne ende të bashkuar. Nëse ne i respektojmë dhe i zbatojmë kauzat e tij, ne na pret një e ardhme e ndritur.”

Biografia e Lyndon Johnson

Lyndon Baines Johnson lindi në një fermë që gjendej në zonën kodrinore e lënë djerrë, pranë Stonewall, Teksas, në 27 gusht, 1908-ë. Ishte fëmija i parë nga pesë fëmijët e Samuel dhe Rebekah Johnson. Që të dy nëna e babai kishin qenë mësonjës, kështu që ata i mësuan atij shkrim e lexim, madje para se ai të fillonte shkollën.

Duke qenë se babai dhe dy gjyshërit e tij patën qenë anëtarët e Parlamentit të Teksasit, djaloshi i ri Lyndon u rrit duke dëgjuar brenda familjes biseda e debate politike. Në moshën 5 vjecare, Lyndon u zhvendos së bashku me familjen e tij, në Johnson City, Texas, qytet që kishte marrë emrin e gjyshit të tij dhe Johnson filloi shkollën publike në po atë vit. Si të gjitha familjet në qytetet e vogla, edhe familja Johnson mezi siguronte të ardhurat për të jetuar. Teksa Lyndon rritej, ai bënte punë të rëndomta si lustronte këpucët dhe mblidhte pambuk dhe lekët që fitonte i harxhonte për filma dhe argëtime të tjera.

Në moshën 15 vjecare mbaron arsimin e hershëm. I lodhur nga librat e studimi, Lyndon vendosi t’i braktisë ato dhe zgjodhi ta bëjë jetën sipas mënyrës së tij, pa vazhduar arsimin e mëtejshëm. Ai dhe disa shokët e tij shkuan në Kaliforni, ku aty ai bëri jetën e një endacaku që bënte punë të ndryshme, si; vjeljen e agrumeve dhe pjatalarës, dhe arriti të kuptonte se sa e vështirë ishte të fitoje para në fermë, vecmas në periudhën e depresionit. Mbas një viti, ai u kthye në Johnson City, ku filloi punë në një kompani për mirembajtjen e rrugëve. Ishte një punë krahu tejet e vështirë, por ai me kokëfortësi qëndroi rreth një vit, megjithë nxitjen dhe insistimin e vazhdueshëm të dy prindërve për të vazhduar shkollën. Përfundimisht, në moshën 18 vjecare, ai ndërroi mendje dhe mori hua $75 nga banka e qytetit dhe rregjistrohet në Kolegjin e San Marcos, Teksas, në degën e mësuesisë. Lyndon Johnson studionte dhe punonte, madje duke bërë dy punë; pastrues dhe asistent në zyrën e dekanit të kolegjit. I lë studimet për një vit dhe shkoi të punonte në një shkollë fshati, Cotulla, – duke iu dhënë mësim disa fëmijëve meksikanë- ku shumicën e rrogës së tij e shpenzoi duke blerë kënd lojërash dhe mjete mësimore për nxënësit e tij të varfër.

Kthehet përsëri në Kolegj, dhe diplomohet në vitin 1930 në moshën 21 vjecare. Mbasi dha mësim për rolin dhe marrëdhëniet me publikun në gjimnazin e Houston, Johnson iu dha mundësia t’i hynte politikës. Deputeti amerikan, Richard Kleberg, një nga pronarët e miliona hektarëve në fermën King, i kërkoi Johnson të shkonte në Washington si sekretari i tij me rrogën $3000 në vit.

Nga viti 1932-1935- në muajt e fundit të Administratës së Presidentit Hoover dhe në vite e para të Adminitratës së Roosevelt, Johnson mësoi ekzaktësisht se si funksionte Kongresi. Në një nga vizitat familjare të tij në Teksas, në 1934, Johnson 26 -vjecar u njoh me 20 vjecaren Claudia Alta Taylor, të cilën familja dhe shoqëria e thërrisnin me përkëdheli, Lady Bird. Mbas dy muaj të njohjes së tyre, më 17 Nëntor 1934, ata u martuan në një ceremoni të thjeshtë familjare. Disa vite më pas, me të hollat e trashëguara nga nëna e saj, znj. Johnson bleu një stacion radiofonik në Austin, Teksas, dhe me aftësi të jashtëzakonëshme për biznes, ajo arriti të shndërronte investimet e saj në një pasuri prej miliona dollarësh. Nga ajo martesë ata patën dy vajza. Kur Presidenti Roosevelt themeloi NYA-(National Youth Administration) në vitin 1935, si një program për të mbështetur të rinjtë e papunë të fitonin të holla e të vazhdonin shkollën, Johnson aplikoi për punë në organizmën e sapo krijur. Në moshën 26 vjecare ai u emërua Administrator i Degës së NYA për Teksas-in, një nga më të rinjtw në moshë deri në vitin 1937-ë. Aty për aty ai organizoi projekte, që punësoi dhjetra mijra të rinj.

1937-1948 Lyndon Johnson zgjidhet deputet për Teksas-in.
1941-1942 ai shërbeu në mënyrë aktive në Luftën e Dytë Botërore si Leitnant në Ushtrinë e SHBA-ës.
1949-1960, Senator për Teksas-in, dhe Kryetar i Senatit, 1955-1960.
1961-1963 Zv/President i SHBA-ës.
1963-1969, zgjidhet President i 36 i SHBA.
Ndahet nga jeta më 22 Nëntor 1973, në fermën e tij, pranë Johnson City, Teksas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA