Këshilltari i kryeministrit Rama emërohet si zëvendësministër i Shëndetësisë

11/06/2020 12:22

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë Albert Nikolla u emërua zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Kështu Ministria e Shëndetësisë bëhet me tre zv. ministra.

Deri tani kjo ministri kishte dy zv/ministra Mira Rakacollin dhe Bardhylka Kospirin, ndërsa nga dita e sotme do të ketë edhe Albert Nikollën. Albert Nikolla ka qenë këshilltar i Kryeministrit Edi Rama për çështjet sociale.

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Albert Nikolla emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thekson vendimi i Qeverisë.

Top Channel