Ferma “Amalthia” në fshatin Rinia të Durrësit ka një histori të pazakontë,

Ejona Zahimaj një ish-financiere që ka përfunduar studimet ne Turqi, sot është fermere e suksesshme. Godina mbrapa meje është financuar nga AZHBR. Ejona pasi dëgjoi për Skemën Kombëtare Mbështetëse vendosi të aplikojë, idea e saj i thithi fondit të buxhetit të shtetit 20 mln lekë të reja. Në këtë godinë mbarështohen bagëtitë e imta, më pas është Ejona ajo që përgatit nënproduktet e qumështit të dhisë.

“Këtu nuk kishte asgjë. Ka qenë thjesht një tokë boshe, siç janë tokat përreth kështu qe starti ishte AZHBR. Pa ndihmën e AZHBR-së unë nuk do ta njihja potencialin e vetës dhe dashurinë që kam për këtë sektor”, shprehet Ejona Zahimaj, fermere.

“Unë këtu e kam bërë gati arrën dhe pastën. Më pëlqen ta përgatis djathin me frutat e sezonit. Ky djathë dhie është pa asnjë lloj konservanti.”

Gazetarja: Kur me thua që djathi s’ka konservant, për sa ditë duhet ta konsumojmë?

“Konsumimi është i shpejtë, maksimumi për 5 ditë. Kam 3 vite që ndodhem në tregun shqiptar dhe dhurata e 2020-ës është për t’u trajnuar në SHBA, për të gjetur mundësinë e zgjerimit të fermës dhe eksporti në tregun amerikan”, rrëfen Zahimaj.

Historia e Ejona nuk është e vetmja dhe këtë e konfirmon drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca

“Në thirrjen e parë të programit IPARD ne kemi mbështetur 14 ferma të tilla dhe kemi paguar 3 prej tyre, tek të tjerat jemi ne proces investimi. Bëhet fjalë për 6 mln euro që shkojnë në këtë kategori investimesh. Ndërkohë nga thirrja e dytë e programit IPARD kemi 17 raste të tjera të kërkesës për ferma blegtorale. Më vjen shumë mire që shikoj këtë kërkesë dhe nevojë për financim pasi duam të forcojmë markën Made In Albania”, sqaron Krifca.

 

Top Channel