Aksidenti i 6 viteve më parë/ Legjenda e F1 do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni

11/06/2020 10:33

Një aksident i rëndë, teksa po bënte ski, plot gjashtë vite më parë i shkaktoi një dëm në tru Michel Schumacher-it, i cili ra në koma (aktualisht është i ndërgjegjshëm).

Legjenda e Formulës 1, Michael Schumacher do të kryejë një operacion të qelizave burimore brenda disa ditësh për të rigjeneruar sistemin e tij nervor gjashtë vite pas goditjes së fuqishme. Dr Philippe Menasche, i cili vlerësohet si pionier në kirurgjinë qelizore do të jetë përgjegjësi i këtij operacioni.

Menasche ishte gjithashtu udhëheqës për një operacion të ngjashëm të Schumacher-it, vitin e shkuar. Sipas Menasche, qëllimi i operacionit është që të rigjenerohet sistemi nervor i Michael.

Dr Nicola Acciari është shprehur se Michael Schumacher vuan nga atrofia e muskujve dhe osteoporoza. Të dyja këto kushte lindin për shkak të mungesës së aktivitetit fizik.

Gjatë 20 viteve të fundit, shkenca ka bërë përparim të madh në fushën e trajtimit të qelizave burimore. Por kjo nuk ndryshon faktin që ne ende dimë pak rreth trurit të njeriut. Ne nuk jemi në gjendje të themi se çfarë do të sjellë ky trajtimi”është shprehur Acciari

 

 

FOTO GALERI
1/6

Top Channel