Gjashtë deputetë të LDK-së nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun si president, reagon Kurti: Marrëveshja qëndron, veprim negativ i tyre
01/09 22:35
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po trajtohen 31 pacientë të prekur nga koronavirusi.
Infektologu Valbon Krasniqi tha për “Radio Evropa e Lirë” se gjendja e tyre, në përgjithësi, është stabile.
Sipas tij, shtatë pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, tre pacientë janë në repart intensiv, në gjendje të rëndë, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje më kritike.
Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 1,298 raste me koronavirus. Prej tyre, 31 pacientë kanë humbur jetën.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi arrin në 913.
Top Channel