Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar moderatori Flori Gjini.
Ndonëse ne e shikojmë Florin nga e hëna në të premte në prezantimin e emisionit “Shqipëria Live”, ai thotë se që në nisje kishte menduar për të hequr dorë nga ky format.
“Dëshiroja t’i thoja drejtuesve se ky kostum është më i madh se sa unë”, tha Flori. Por moderatori zbuloi se vendosi që të vijonte këtë mision kur një i moshuar në një kafene e përgëzoi për atë që po bënte.
“Isha tek E Diell kur erdhi ftesa e Shqipëria Live, më pëlqeu si format, do të më rriste si profesion. Nëse kisha bërë disa programe që ishin të lehta, Shqipëria Live dëshironte më përkushtim dhe seriozitet. Pas javës së parë desha t’i thoja drejtuesve që ky kostum ishte më i madh se sa unë. Ndihesha keq sepse nuk e dija a do ta çoja deri në fund këtë mision. Ngjisja shkallët në godinën e Topit dhe aty kam kuptuar reagimin e njerëzve. Ka qenë një episod, shikoj një zotëri të moshuar në kafe që ishte futur në youtube dhe po shikonte Shqipëria Live, po e shikoja më me vëmendje, ai më kthehet dhe po më përgëzonte për atë që po bëja. Këtu ndryshova mendje”, tha Flori.
Top Channel