24/11 18:38
Në një intervistë për “Vanity Fair”, aktorja hollivudiane Anna Kendrick ka treguar disa detaje nga xhirimet e filmave të saj.
Ajo ka kujtuar edhe të shumëpërfolurin “Twilight”, duke e cilësuar si nga një më të vështirët.
“Ndihesha sikur më kishin rrëmbyer dhe po më mbanin peng. Kushtet e motit ishin shumë të vështira dhe nuk mund të lëviznim nga Oregoni. Gati rashë në depresion” -tha ajo.
“Twilight” është filmi i tretë në karrierën e Anna Kendrick i cili i dha një shtysë të madhe në rrugëtimin e saj në Hollywood.
Top Channel