Një aksident i rëndë u shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Bulgarec, ku një mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin furgon tip “Volkswagen” të Postës Shqiptare.
35-vjeçari, shoferi i mjetit furgon tip “Volkswagen” të Postës Shqiptare është transportuar në gjendje të rëndë drejt Tiranës. Mësohet se i aksidentuari është Kristi Plluska.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 09.06.2020, rreth orës 14:00, në aksin Korçë-Bulgarec, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. S., me mjetin furgon tip “Volkswagen” të Postës Shqiptare, me drejtues shtetasin K. P., rreth 35 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe u transportua në Spitalin e Korçës për mjekim, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Shtetasi N.S, ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Top Channel