Arkeologu, Neritan Ceka duke folur në studion e Top Talk në Top Channel ka shprehur revoltën e tij me ministrinë e Kulturës dhe politikën për sa u përket monumenteve arkeologjike.

Sipas asaj që ka deklaruar Ceka, politika ka hequr nga detyra në ministrinë e Kulturës dhe Institutin e Monumenteve, njerëz profesionistë dhe ka vendosur militantë.

“Këtu në radhë të parë ndikon politika jonë që ka qenë armiqësore. Në 30 vitet e fundit veçanërisht me Akademinë e Shkencave. E beri PD në fakt dhe e katandisi Akademinë e Shkencave që pas kaq vitesh po organizohet. Ky është sistem gjermanik, këto e intepretuan sikur ishte pjesë e Rusisë. I gjithë Bylisi është vepër e Akademisë së Shkencave, ne ishim studiues. Ishte në krye Aleks Buda që nuk i thoshte ilirit, grek.” tha Ceka.

“Mendoj se këtu ka një sistem që fillon nga MK dhe është përgjegjësja. Me ministren paraardhëse, që ka qenë ministrja shkatërrimtare në fushën e kulturës, ajo që iku. Kjo që ka ardhur është më normale. Por ka ruajtur stafin dhe praktikën e ministres paraardhëse. Kemi në krye të sistemit Instituti i Monumenteve, është prishur në mënyrë që të vendosen militantët e partisë. Hoqën profesorët dhe komplet tani është bërë me anëtar të FRESH-it ca janë nga preshi, nga ky mall këtë produkt do të kesh.” tha  Ceka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA