E ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte Zaida Çobo. Ajo, është nëna e 15-vjeçarit që u dhunua nga policia pasi theu karantinën.
Gjithashtu ajo pati dhe një përplasje me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliun, i cili gjatë një mbledhje që po zhvillonte me Komisionin e Sigurisë Kombëtare, publikoi një video të Zaidës me një armë në duar. Pas publikimit të pamjeve, nëna e 15-vjeçarit ngriti një padi ndaj Veliut. Sakaq, Veliu dhe Çobo janë takuar disa ditë më parë dhe kreu i policisë i kërkoi të falur publikisht gruas për gjithçka ndodhi.
Megjithatë gjatë fjalës së saj në studio Zaida tha se nuk e ka tërhequr padinë ndaj Veliut dhe ende nuk ka marrë një vendin se si do të veprojë. Ndërsa theksoi se vazhdon të ëndërrojë që të bëhet police, një ëndërr që e ka shprehur publikisht që në kohën kur ka qenë banore e “Big Brother 8”. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.
Top Channel