Po sikur mënyra jonë e të jetuarit të jetë e projektuar që të na bëjë të ndihemi të trishtuar? Gjithashtu, po sikur të gjendej një mënyrë për të shpëtuar prej saj?

Hidhi një vështrim të thellë librit “Shënime mbi një planet nervoz” dy herë në ditë. Përmban mençuri, mendjemprehtësi, dashuri dhe zgjuarsi.

STEPHEN FRY

Është abetarja që të mëson si të jetosh në kohët moderne. Ky libër do të gjejë admirues në të gjithë botën.

NIGELLA LAWSON I

I ngrohtë dhe plot mençuri. Nëse mendon se bota moderne të streson, ky është libri perfekt për ty.

CLAUDIA HAMMOND

Librat që shkruan Matt Haig bëhen si miqtë e ngushtë, të cilët do t’i mbash gjithnjë afër.

JORDAN STEPHENS

Një libër i ngrohtë, bujar dhe i thellë, i cili flet për komplikimet e njerëzimit modern. Haig është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të kohës sonë.

DOLLY ALDERTON

Mos ndoshta kjo bota moderne ndikon në mendjet tona? Haig ndan me lexuesit e tij përgjigje të cilat dalin nga këndvështrime të ndryshme. Eshtë vërtet një libër magjepsës.

JO BRAND

Komente mbi librin

Haig i shqyrton të gjitha, nga ankthet që shkakton përdorimi internetit, frika që lind nga përdorimi i tepruar i rrjeteve sociale në telefon e gjer te mbingarkesa që ndihet në jetën tonë të përditshme, duke shpjeguar përmes këtij libri kaosin me fjalët më të bukura.

 SUNDAY POST

Në librin “Shënime mbi një planet nervoz”, Haig zbërthen nevojën shoqërore për të pasur gjithnjë e më shumë, të bëjmë më shumë, të shpenzojmë më shumë, të bëhemi më të mirë ose ndryshe.

 THE POOL

Mos ndoshta bota modeme e teknologjisë ndikon në realitetin tonë? Haig ndan me ne përgjigjet e tij, duke e parë këtë problematikë nga shumë këndvështrime. Një libër vërtet magjepsës!

JOPRAND

 Një manual personal, i thellë dhe praktik, i cili na mëson si të përballemi me stresin e botes moderne.

GOOD HOUSEKEEPING

Përmes faqeve të këtij libri eksplorojmë se si jeta në shekullin XXI po ndikon në karakterin tonë, si dhe do të marrim disa këshilla praktike se si të jemi të shëndetshëm e të lumtur, të gjendur përpara një pafundësie zgjedhjesh që ofron kjo epokë.

STYLIST

 Dy fjalë për autorin

Matt  Haig është autori më i mirë bestseller, i cili ka shkruar librat “Arsyeja për të qenë i gjallë”, “Shënime mbi një planet nervoz”, si dhe gjashtë novela për të rritur, të cilat kanë marrë vlerësimet më të larta. Midis të tjerave, përmendim librat “Si ta ndalësh kohën”, “Njerëzit” dhe “Familja Radlej”. Ai gjithashtu ka shkruar edhe libra për fëmijë. Libri i tij më i fundit, “E vërteta Piksi”, është bestseller i Sunday Times, ndërkohë që rendit në emrin e tij çmime të tilla si Blue Peter Book Award, The Smarties Book Prize, si dhe është përzgjedhur tri here si fitues i çmimit Carnegie. Ka shitur mbi një milion kopje brenda Mbretërisë së Bashkuar dhe veprat e tij janë përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë të ndryshme.

DETAJET E LIBRIT

  • Shtëpia Botuese: Botart
  • Përktheu: Ino Gramozi
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-286-24-6
  • Nr. faqe: 336

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA