Rama tek Akademia e Arteve: E kemi transformuar së brendshmi, gur i paçmuar i trashëgimisë shqiptare
08/06/2020 14:19
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës Elva Margariti inspektoi sot restaurimin e godinës së Akademisë së Arteve në Tiranë.
Rama tha se godina është transformuar totalisht, duke shtuar se Akademia e Arteve mbetet një gur i paçmuar i trashëgimisë kulturore shqiptare.
“Kemi disa ide për lëvizjen e përkohshme. Këto që kemi vendosur janë më të mira nga ato që ishin më herët. Do bëjmë investim të madh për kampusin. Do të bëjmë investimet e duhura.
Do zgjidhet edhe puna e lëvizjes së studentëve. Teatri i Operas kishte një banjo poshtë, ndërsa tani ka dhoma individuale për solistë, ka kushte moderne”, tha kryeministri.
Top Channel