Racisti në Texas kërcënon me sharrë elektrike protestuesit e George Floyd

08/06/2020 18:04

Një burrë është filmuar dje duke kërcënuar me sharrë elektrike protestuesit e George Floyd duke i ofenduar me slogane raciste e duke i nxitur të shkojnë në shtëpi.

Në pamjet duket 44 vjecari Daniel Peña, që i thotë njerëzve në trotuar “Lëviz!” teksa ndez kërcënueshëm sharrën e tij në McAllen, Texas.

“Shkoni në shtëpi,” i thërret ai vazhdimisht, ndërsa shton: “Mos lini që t’ju mashtrojnë ata zezakët”.

“Mos lejoni që ata plehrat e ‘antifa’ t’ju bëjnë për budallenj”.

Turma që po demonstronte kundër vdekjes së George Floyd në duart e policisë, nisi të shpërndahej shpejt teksa ai debatonte me një grua.

Pas incidentit në fundjavë  policia erdhi në skenë dhe arrestoi Peña.

Më vonë ndaj u dhanë katër akuza kërcënim për vrasje dhe një akuzë sulmi fizik.

Një nga rezidentet, Lorena Houghton, e quajti incidentin “shumë të frikshëm”.

“Ne ishim vetëm duke ecur, ishim një grup prej gjashtë-shtatë vetësh. Po përpiqeshim të kalonim rrugën kur një burrë doli në mes të trotuarit dhe nisi t’i bërtiste vajzës para nesh”.

Kryebashkiaku i qytezës Jim Darling tha se ishte në dijeni të incidentit dhe shkroi: “Burri me sharrë elektrike është arrestuar. Ne nuk tolerojmë sjellje të tilla në qytetin e McAllen.”

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA